Sot në Misionin e Shqipërisë në OKB Gjenevë, zbarkon një grup auditi me urdhër të ministrit Bushati. Një burim nga Gjeneva i tregoi Report TV tregojnë qëllimin e auditimit. ?E-mail-i zyrtar është zbrazur dhe nuk ka asnjë korrespondencë të Misionit me Swiss Mission (Ministria e Jashtme zvicerane) dhe organizma të tjerë homologë dhe ndërkombëtarë? thotë burimi diplomatik.

Sipas të njëjtit burim mësohet se auditi do të shikojë nëse janë zhdukur edhe dokumente nga arkiva dhe dosjet. Ka dyshime se janë zhdukur edhe një mori me dokumentacionesh që i përkasin departamentit të financës në këtë mision. Ambasadorja e re Ravesa Lleshi duket se është shokuar nga situata që ka gjetur në mision, përsa i përket dokumentacionit dhe ndaj ka nxitur ushtrimin e auditit. Zhdukja dhe asgjësimi i dokumentacionit, sikas Kodit te Procedures Penale eshte nje krim, i cili dënohet me burg.

Periudha e auditit lidhet me kohën kur këtë mision e drejtonte zonjë Filloreta Kodra. Report TV në lidhje me këtë audit kërkoi një prononcim në MEPJ. Zëdhënësja e këtij institucioni deklaroi se: ?Kemi të bëjmë me një proces normal sipas planifikimit dhe rregullave të auditit. Ne misionin në Gjenevë nuk është bërë audit prej 2015? theksoi zëdhënësja e MEPJ, Edlira Prendi.

Në shkurt 2018 Blerina Zoto, ish- këshilltarja jonë në Misionin diplomatik pranë OKB-së në Gjenevë, ka kallëzuar në Prokurori ambasadoren shqiptare në Zvicër, Filloreta Kodra, duke i renditur nëntë shkelje që ajo ka kryer gjatë drejtimit të ambasadës. Në kallëzim, thuhet se ambasadorja Kodra ?më ka cënuar banesën gjithashtu, teksa më ndryshoi kontratën e qirasë dhe e kaloi atë nga emri i Misionit, në emrin tim personal duke shkelur ligjin dhe më pas i kërkonte Agjencisë Imobiliare dhe Misioni Diplomatik në Gjenevë të më nxirrnin jashtë nga banesa dhe nuk më paguante qiratë.