Më tepër se 1500 efektivë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës pritet të jenë të gatshëm të shtunën gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Veç tyre pritet të jenë të gatshëm edhe efektivë të njësive speciale si RENEA dhe FNSH, që në total pritet të jenë rreth 500 vetë.

Plani i vendosjes, sipas policisë, pritet të jetë i njëjtë me planet e vendndodhjes së uniformave si në protestat e mëparshme. Kështu efektivë të Policisë së Tiranës pritet të jenë të vendosur përpara Kryeministrisë dhe në krahun e piramidës.

Si kordon i dytë dhe në ambientet e brendshme, pritet të jenë të vendosur efektivë të Gardës së Republikës. Efektivë të njësive të forcave speciale RENEA dhe FNSH, pritet të instalohen në pjesën lindore të piramidës. Po kështu mjetet e blinduara dhe ato të transportit të trupave të policisë, pritet të vendosen në bulevardin ?Papa Gjon Pali?, pas Kryeministrisë dhe përpara TVSH-së.

Pritet që qarkullimi në rrugët pranë Kryeministrisë të bllokohet nga policia. Po kështu disa prej akseve që lidhen me bulevardin Dëshmorët e Kombit, pritet të bllokohen dhe në to të mos lejohet parkimi.

Edhe pse nuk ka njoftuar zyrtarisht, policia pritet të mos lejojë futjen në Tiranë të autobuzëve me protestuesit që pritet të mbërrijnë nga rrethet e tjera të vendit. Efektivët kanë nisur të qëndrojnë në gatishmëri që prej ditës së sotme dhe do të vijojnë edhe të shtunën deri në përfundim të protestës.