Surprise Me!

Ora News - Komisionerja e KiE sugjeron mbylljen e jetimoreve

2018-05-25 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka bërë progres ligjor në fushën e të drejtave të njeriut por duhet të punojë për zbatimin e tij në terren. Komisionerja e të drejtave të njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç, shpreson që Shqipëria të antarësohet sa më parë ne BE, ndërsa kërkoi të dhënat zyrtare që mungojnë për fëmijët në situatë rruge, personat me aftësi ndryshe dhe dhunën ndaj grave.

Dunja Mijatoviç, është komisionere në Këshilin e Europës për të drejtat e njeriut, një nga fushat ku Shqipëria duhet të bëj progres për ambicien e saj për hapjen e negociatave dhe antarësimin në BE.

Mijatoviç ka zhvilluar një vizitë të 5 ditore në Shqipëri që përfshin takime me atutoritetet e vendit dhe monitorimin e shkollave, kopshteve dhe institucioneve që trajtojnë kategori të veçanta.

Mijatoviç vlerësoi përpjekjet e vendit në legjislacione për mbrojtjen e grupeve vunerabël dhe shpreson në anëtarësimin e shpejtë të saj në BE.

Mijatoviç: Kur vjen puna tek anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe monitorimi kjo nuk varet nga unë dhe nuk është sektori që unë mbuloj por kam komentin tim për këtë që do të doja ta shihja Shqipërinë jashtë procesit të monitorimit dhe sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet anëtare e BE-së.

Për Mijatoviç mungojnë të dhënat zyrtare për fëmijët në situatë rruge, aftësinë e kufizuar dhe përfitimin e shërbimeve të tyre.

Vlerëson punën e organizatave dhe shërbimet që ato ofrojnë por evidenton problematikën e mungesës së fondeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/komisionerja-e-kie-sugjeron-mbylljen-e-jetimoreve

Buy Now on CodeCanyon