http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Na ndajnë vetëm dy jave nga shpallja e çiftit fitues te ?Dancing with the stars? dhe konkurrentet tashme janë përfshirë nen ethet e kupës se këtij spektakli.

Mbrëmja e 10 ne teatrin e kërcimit ne Vizion Plus, ishte e mbushur me shume surpriza por edhe largime. Ne mes te spektaklit, çiftet qe ishin ne ?Dance off? qe nga java e kaluar, Landi me Ermirën dhe Rovena me Eltonin, u përballen.

Juria vendosi qe te shpëtonte Landi Hysin, ndërsa çiftit tjetër konkurrent, iu dha një mundësi e dyte qe te presë një nga 5 çiftet e tjera për të shkuar serish ne ?Dance off? ne fund te spektaklit.

Edhe ketë mbrëmje nuk munguan përplasjet mes jurisë dhe konkurrenteve për pjese te ndryshme te kërcimit.

Skenën e ?Dancing with the stars? e elektrizuan dy këngëtarët nga Kosova MC Kreshta dhe Lyrical Son.

Te premten e ardhshme, do te ngjiten ne skene 6 çiftet e mbetura ne garë.