http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Marshimi protestë i opozitës pritej të ishte paqësor por pak para mbylljes nuk mungoi tensioni dhe dhuna ndaj policise.
Si në ccdo protestë tjetër policia kishte angazhuar të njëjtin kordon të përbërë nga efektive femra ndërsa sapo kreu i partisë demokratike mbylli fjalën e tij nisën dhe hedhjet e tymuesve flakadanëve shisheve me ujë e bojë dhe kapsollave plasëse.
Një grup tentoi për disa minuta dhe carjen e kordonit të policisë.
Turma e protestuesve iu përgjigj thirrjes së Bashës për të vazhduar marshimin në kthim deri në Sheshin Skënderbej por para se të mbërrinin atje ndalesa ishte në ministrinë e brendshme.
Protestuesit hodhen poshte gardhin e vënë për rikonstruksionin e segmentit ndërsa e përdorën atë dhe kundër policisë.
Për normalizimin e situatës u angazhuan forcat e ndërhyrjes së shpejtë të cilat rrethuan ministrinë e brendshme.
Njësoj si tek kryeministria një grup protestuesish të cilët sipas policisë janë identifikuar tashmë tentuan të cajnë perimetrin e sigurisë. Nga shtyrjet një protestues u lëndua, ndërsa një tjetër pësoi luhatje tensioni, por pa asnjë rrezik pasi iu dha ndihma e parë nga mbështetësit e PD por edhe policia.
I lënduar mbeti edhe kryeredaktori i gazetës së partisë demokratike Bledi kasmi, që sipas PD u dhunua nga policia në krye të detyrës por qe doli se u qellua nga nje gur i hedhur nga protestuesit
Dhuna e protestuesve ndaj policisë bëri që 11 efektivë mes tyre dhe shefi i njësisë operacionale të merrnin mjekim në spitalin e traumës. Ata dhe Blendi Kasmi u vizituan nga drejtori i pergjithshem i policise se shtetit Ardi Veliu.
Ndërsa turma u mbledh në selinë blu, basha foli sërish para militantëve, duke thënë se aksioni i opozitës nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë.