Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa largohej nga protesta, ish-kryeministri Sali Berisha ka ndaluar rrugës në një bashkëbisedim të shkurtër me tre efektivë të policisë së shtetit që patrullonin.

Berisha u thotë policisëve se është e palogjikshme që ata ti nënshtrohen vettingut ndërsa Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj jo.

Berisha: Ju të bëni vetting, Ministri juaj të mos bëjë. E drejtë është kjo miq? Absolutisht jo! Derisa të bëjë vettingun ai, ne nuk i ndahemi.

Policët të zënë disi "ngushtë" vetëm tundin kokën. Ndërkohë Berisha pas artikulimit të këtij mesazhi largohet duke u uruar punë të mbarë bashkë me garancinë: Mos kini merak, asnjë shqetësim nuk do të keni!

Ish-kryeministri Berisha ishte i pranishëm në protestën para Kryeministrisë dhe jo asaj para Ministrisë sqë Brendshme ku nuk munguan incidente të vogla dhe lëndime si nga ana e protestuesve ashtu dhe nga policët.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ju-te-beni-vetting-ministri-juaj-jo-berisha-gozhdon-policet-ne-rruge