Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetra ton qershi po shkojnë dëm në Dibër për shkak të mungesës së tregut. Fermerët thonë se tregtarët po shfrytëzojnë këtë moment mbiprodhimi dhe mungesën e një qendre grumbullimi për tua blerë qershinë me çmim të lirë, pasi në të kundërt do të detyrohen që ta hedhin, ashtu siç bëjnë çdo ditë me një pjesë të prodhimit.

Në Dibër, tonelata qershi kanë mbetur në pemë, pasi fermerët thonë se nuk gjejnë treg.

Dibra është një nga prodhuesit kryesor të qershisë në vend. Në të gjithë qarkun kultivohen rreth 2500 hektarë tokë dhe prodhimi i bollshëm i këtij viti ka mbushur tregjet.

"Prodhojmë sa të duash, nuk ka treg".

Fermerët thonë se tregtarët e marrin me maksimumi 50 lek për kilogram kur ata vetëm për ta vjelur paguajnë 20 lek punëtorin.

"Nga gjithë ky prodhim që mund të kem 20 kuintalë, 5 kuintalë kam shitur me 50 lekë kg, ndërkohë kam paguar 20 lekë për argat. Diferenca 30 lekë ka shkuar për spërkatjen".

Në kushtet e mungesës së tregut dhe një qendre gurmbullimi, fermerët thonë se do të jenë të detyruar ti presin pemët, ashtu siç bënë edhe me mollët e famshme të Dibrës.

"Nuk ka qendër tregtimi dhe magazinimi, marketingu. Tregtarët abuzojnë me prodhimin, siç e shihni. Bëjnë presionin në mëngjes, vijnë dhe i shohin, pyesin edhe ikin".

Tirana është vështirë e arritshme për shkak të gjendjes së rrugës, tregtarët e vendeve të lindjes këtë vit nuk erdhën.

Kjo i dëmtoi rëndë fermerët që çdo ditë hedhin prodhimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-diber-qershite-kalben-ne-peme