I ftuar në studion e Report TV deputeti i PD Luan Baçi ka folur për post-protestën e opozitës për dorëheqjen e Xhafajt, Baçi ka quajtur protestën si madhështore dhe që arriti qëllimin për të cilin ishte mbeldhur.

Mënyrën e që përdor Partia Demokratike është në udhë të drejtë për organizimin e vendit.

Kishim mijra qytetarë nga Fieri, ishte një protestë paqësore dhe jo e dhunshme. Nuk kemi ardh me lule, kemi ardh me mllef dhe revoltë për ti treguar qeverisë se jemi kundër tij. Protesta ishte siç kanë qënë të gjitha protestat. Dalja e policisë nga rrjeti dhe goditja e protestuesëve acaroi protestuesit dhe prandaj situata u acarua.

Protesta u tha që do të zgjaste deri në 4 orë por zgjati shumë më pak, a nuk është në gjendje PD të mbajë një protestë më shumë së aq? Sepse kemi parë protesta afatgjata.

Forma e të bërit opozitë ndryshon, do të ketë kohë edhe për protesta afatgjata, është I drejtë ky shqetësim, që nuk duhet të vazhdojë kjo qeveri, kishte ide që të rrinim me ditë duke rrethuar kryeministrinë.