Skuadra kombëtare e futbollit ka nisur grumbullimin e saj në Zyrih për të përgatitur edhe takimin e parë miqësor me Kosovën që siç është programuar do të luhet në datë 29 maj, ora 20.00 në stadiumin e qytetit të Zyrihut.

Sipas programit sot dolën përpara mediave, futbollistët Sindrit Guri dhe Emanuele Ndoj. Sulmuesi më në formë i kampionatit së bashku me Abazajn, që sezonin e ardhshëm do të luajë me skuadrën e Oostende në Belgjikë, Sidrit Guri, për këtë vlerësim dhe ardhje në kombëtare theksoi:

Ishte një vit i mirë për mua pasi tregova vlerat e mia duke punuar shumë dhe them se e shfrytëzova më së miri momentin tim. Kombëtarja kam bindjen se do të ndikojë për shumë më mirë dhe duhet të japim të gjithë maksimumin këtu.

Në lidhje me kampionatin dhe hyrjet në skuadrën përfaqësuese mendoj se kampionati shqiptar ka një rritje të dukshme, dhe kjo shihet edhe nga prezantimi në Europë i skuadrave si Skënderbeu apo Kukësi.

Si unë, ashtu edhe Abazaj që u transferuam në Belgjikë mendoj se hodhëm hapat e duhur. Në lidhje me një aktivizim të mundshëm në kombëtare? E vendos vetëm trajneri.

Unë jam sulmues dhe dua të luaj në sulm, por në fushë do të jap atë që më kërkon trajneri. Jam i gatshëm të punoj maksimalisht dhe të jap më të mirën time në këtë grumbullim për këto dy miqësore.