Albërie Hadërgjonaj është ndër këngëtaret më të njohura. Ajo ishte sot e ftuara e radhës në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan.<br />Gjatë emisionit Hadërgjonaj u pyet nga drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi nëse e ngacmojnë shokët e vajzës. Këngëtarja tha se nuk i ka ndodhur, por shpesh i shkruajnë në rrjetet sociale.<br />?Nuk më ka rastisur, por ndodh që më shkruajnë shumë të rinj. Dhe unë iu them çfarë të thotë halla ty. Unë për momentin nuk kam të dashur?, tha Hadërgjonaj.
