www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Këtë javë në rubrikën ?Për drekë me mua? gazetaret Alma Çupi e Fatma Haxhialiu dhe dietologia Blerina Bombaj ishin të ftuara në shtëpinë e Jonida Shehut për të shijuar pjatat e saj.

Jonida gjeti mënyrën për ta pasur vogëlushen e saj Kristal dhe në drekën me mikeshat e saj. Njërën prej pjatave e ka emërtuar pikërisht kështu, sepse në të vërtetë ajo e bën shpesh këtë gatim për të. ?Kristal? ishte një supë me perime, kryesisht me kungull dhe patate të ëmbël.

Pjata e dytë, të cilën e emërtoi ?Antirrush?, ishte një pjatë e shijshme me qofte furre dhe salcë me domate e qepë. Ndërsa pjata e tretë ?Ndërtimi?, që në fakt u duk që nuk pati sukses, ishte një ëmbëlsirë me pana e biskota.

Gjatë drekës gazetaret dhe dietologia nisën një diskutim në lidhje me meshkujt shqiptar. Gjithçka nisi nga një zhurmë trapani që ka shoqëruar gjatë gjithë kohës drekën e Jonidës. Pas shumë batutave me humor të vajzave të ftuara në drekë, u arrit në rezultatin se këtë zhurmë e krijonte pikërisht punëtori i komshiut të Jonidës, të cilin ajo e përshkroi si mashkullin tipik normal shqiptar.

Po pikërisht pas kësaj deklarate, biseda u fokusua tek karakteristikat e meshkujve shqiptarë. ?Burrat shqiptarë nuk dinë te komunikojne?, tha Alma Çupi. ?Janë maskilistë patriarkalë?, ia priti Fatma. ?Arrogantë dhe dembelë?, shtoi Jonida, ndërkohë që Blerina Bombaj e ktheu situatën nga ana tjetër, duke numëruar vlerësimet pozitive për ta, por dhe duke i kujtuar zonjave në tryezë që janë martuar me meshkuj shqiptarë.

?Burrat tanë janë anormalë, kanë qenë me tendenca normaliteti derisa na njohën neve. Brumin e kishin, por ne i përpunuam?, tha me humor Jonida. Më pas Alma ngacmoi Fatmën, për faktin që e ka burrin kosovar, se mos ka ndonjë martesë tjetër në Suharekë.

?T?u thaftë goja, të paktën të jetë i martuar ne Zvicër që të ketë letra?, iu përgjigj ajo me humor. ?Thamë ç?thamë këtu, po në të vërtetë meshkujt shqiptarë nuk janë dhe aq të këqinj?, e përmbylli bisedën Jonida, por menjëherë iu përgjgij Alma: ?Kur s?ke gjë tjetër, këtë do thuash?.

Dreka e Jonida Shehut u vlerësua me 47 pikë, ndërkohë që padyshim 100 pikë i meriton nga atmosfera e krijuar dhe të qeshurat pafund.

Javën e ardhshme, që do të jetë edhe finalja e ?Për drekë me mua? me këto personazhe të njohura televizive, do të shijohet në shtëpinë e Fatma Haxhialiut. Por ç?biseda do të gatuhen vallë?