Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda do të mbajë sot seancën gjyqësore për Samir Tahirin, ku ish-ministri i Brendshëm kërkon heqjen e masës së "arrestit të shtëpisë".

Rreth orës 13:11, ai doli nga banesa për t'iu drejtuar gjykatës.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi më 12 maj 2018, masën e sigurisë ?arrest shtëpie? ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Mbi Tahirin rëndojnë dy akuza, ?trafik droge? dhe ?korrupsion pasiv?.

Të dyja palët kanë kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë. Tahiri kërkon ndryshimin e masës ?arrest shtëpie?, në një kohë që Prokuroria kërkon ?arrest me burg? për ish-ministrin.

Javën e shkuar, avokati i Tahirit, Maks Haxhia shprehu bindjen se masa e vendosur ndaj Tahirit do të prishet në Apel.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-gjyqi-tahirin-ish-ministri-i-brendshem-kerkon-lirimin-ne-apel