Surprise Me!

Report TV - Deputeti gjerman i CDU në Tiranë: Shqipëria ka bërë progres, të hapen negociatat

2018-05-28 0 Dailymotion

TIRANE-Deputeti gjerman i CDU, Mark Hauptman po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa pas takimit me kryetarin e grupit të PS, Balla deklaroi se duhet të hapen negociatat.<br /><br />Për mua është kënaqësi që pata këtë takim në Kuvendin e Shqipërisë. Kam dy ditë që ndodhem në Shqipëri për të parë nga afër zhvillimet dhe gjendjen aktuale të Shqipërisë për tju afruar BE-së. Siç e tha dhe kolegu Balla, ne kemi 30 vjetorin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe, në këto 30 vite Gjermania ka mbështetur Shqipërinë me shumën 1 miliard euro. Kjo tregon interesin që ka Gjermania për të mbështetur Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit evropian. Dua tju flas si një person që ka lindur dhe është rritur në ish-Gjermaninë Lindore dhe pas Bashkimit të Gjermanisë ne e kemi pasur shumë më të lehtë, duke pasur mbështetjen e një vëllai të madh, atë të Gjermanisë Perëndimore.<br /><br />Kjo ka qenë një mbështetje në aspektin financiar, politik dhe të sundimit të ligjit, ndërsa për Shqipërinë ky rrugëtim në këto 30 vite ka qenë shumë më i ndërlikuar, ajo nuk ka pasur një vëlla të madh, ndaj rrugëtimi i saj për demokraci, sundimin e ligjit dhe axhendën e reformave ka qenë shumë më i vështirë dhe tani kur vij në Shqipëri e shoh qartë progresin që ajo ka bërë në këto 30 vite. Përgëzime për këtë!

Buy Now on CodeCanyon