http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtuesit i janë ankuar Ministrit të Financave lidhur me ligjin e fundit të miratuar nga kuvendi për Strehimin Social, i cili parashikon që 3 % të objektit t?ua vënë në dispozicion shtresave vunerabël të shoqërisë. Kompanitë e kanë konsideruar këtë ligj si të padrejtë që rëndon më tej sektorin ndaj kërkuan anulimin e tij. Por për ministrin Ahmetaj, ky ligj është një kontribut social.

Paralelisht me këtë ankesë, ndërtuesit kundërshtojnë edhe taksën e vendosur për apartamentet e pashitura.

Këto qëndrime bizneset i bënë gjatë një takimi me ministrin e financave, ku u prezantuan disa ndryshime ligjore, lidhur me paketën e re fiskale që pritet të miratohet. Ministri u kërkoi kompanive që të bëjnë çdo propozim të mundshëm që i shërben klimës ekonomike.

Ministria ka nisur konsultimet me grupet e interesit, me qëllim krijimin e lehtësirave fiskale për bizneset.