Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përtej lehtësirave të ofruara nga qeveria për biznesin për vitin e ardhshëm përsëri subjektet kanë bërë një sërë propozimesh për rishikim të taksave që paguajnë. Kreu i Dhomës së Tregtisë kërkoi që pragu për përfshirjen e bizneseve në TVSH të bëhet 0 dhe të përjashtohen profesionet e lira. Por për kreun e financave ky nivel nuk do të ndryshojë. Ndërtuesit kërkuan rishikim të taksës së infrastrukturës dhe të sipërfaqes që duhet të japin për strehimin social.

Biznesi ka prezantuar kërkesat për paketën e re fiskale për vitin e ardhshem. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka apeloi që të bëhet më shumë kujdes me informalitetin ndërsa propozoi përfshirjen e të gjitha biznesve në TVSH dhe përjashtimin e profesioneve të lira.

Një tjetër propozim ishte edhe heqja e taksave për agroturizmin në 5 vitet e para.

Jaka: Ministria e Financave duhet ta shohë më me kujdes reformën në formalizimin e ekonomisë. Pra nëse kemi prap një prag 2 mln, ne propozojmë që ky prag 2 mln lekë të zbresë në 0.

Por për Ministrin Ahmetaj pragu i TVSH nuk do ndryshoj dhe do mbetet 2 mln lekë.

Ahmetaj: Për ta ulur pragun e TVSH nga 2 në 0, ne sot e kemi vendimin të maturuar që do të ngelet tek 2 milionëshi.

Ndërtuesit propozuan rishikimin e taksës së infrastrukturës dhe të detyrimit për flajen e 3 % të sipërfaqes së ndërtimit për strehimin social.

Luigj Alia, Shoqata e Ndërtuesve: 3% është një problem realisht i padrejtë, sepse dikush për sociale mund t'i kërkohet të bëjë ndihmë sociale kujdo.

Kreu i Financave premtoi një lehtësi në taksën e infrastrukturës por jo në detyrimin që kanë ndërtuesit për strehimin social.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jakate-perfashihen-te-gjitha-bizneset-ne-tvsh-perjashtim-profesionet-e-lira