Në muajin e Ramazanit, Bashkia e Tiranës, Fondacioni ALSAR dhe organizata TIKA dhuruan një mijë pako me ushqime për fëmijët pa prindër dhe familjet në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi ambasadorin e Turqisë,<br /><br />Murat Ahmet Yörük, si dhe drejtuesit e ALSAR-it dhe TIKA-s, dhe theksoi se Tirana është bërë një qytet më solidar me njerëzit në nevojë.<br /><br />Kryebashkiaku Veliaj tha se pakot ushqimore janë një ndihmë për njerëzit në nevojë, por sidomos për fëmijët, të cilët duhet të mendojnë për mësimet dhe jo për ushqimin.
