Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky është apartamenti ku një ditë më parë u zbulua një bazë arsenali armësh, veshëmbathje, uniforma dhe fenelina policie.

Armët u zbuluan në një shtëpi të pabanuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, rreth orës 14.30 kur shërbimi përmbarimor ka shkuar për të ekzekutuar sekuestron e banesës për llogari të një banke ku rezultonte me kredi.

Apartamenti është në emër të shtetasit Xhevahir Lushka nga Tirana, i cili është emigrant në Shtetet e Bashkuara në Amerikë.

Kur Përmbarimi ka hyrë brenda bashkë me policinë kanë gjetur dy armët e përshtatura për snajper me silenciator, një pistoletë dhe një sasi kanabisi.

Ekzekutorët përmbarimor të përballur me këtë situatë kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Durrësit, e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sekuestrimin e armëve të zjarrit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ja-apartamenti-ku-permbaruesit-shkuan-ta-sekuestronin-e-gjeten-arme-e-uniforma-policie