Surprise Me!

Ora News - PS i kujton PD "kompromisin" pas Gërdecit: Jua dhamë dorën për NATO-n

2018-05-29 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita vendosi të marrë pjesë në komisionet parlamentare deri me 28 qershor datë kur do të vendoset për hapjen ajo jo të negociatave. Por në këto komisione ngre zërin për largimin e Fatmir Xhafajt dhe akuzave ndaj gjyqësorit një ditë pas vendimit të gjykatës për të hequr arrestin e shtëpisë për ish ministrin Tahiri.

Kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i kujtoi demokratëve atë që që bënë socialistët me qeverinë e Berishës pas Gërdecit, i dhanë dorën për anëtarësimin në NATO, diçka që nuk po ndodh sot nga kundërshtarët e tyre politikë.

Ulsi Manja: "Ne ishim opozitë kur ndodhi Gërdeci zoti Ndoka por jua dhamë dorën ju si qeveri në atë kohë për të futur Shqipërinë në NATO e këtë e bëmë për Shqipërinë e shqiptarët, por sot nuk po e shohim gjëkundi dorën tuaj për çeljen e negociatave më 28 qershor."

I pranishëm në këtë komision ish ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Fatmir Mediu, tha se Shqipëria u fut në NATO se u bënë reforma dhe futi 1200 kriminelë në burg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ps-i-kujton-pd-kompromisinpas-gerdecit-jua-dhame-doren-nato-n

Buy Now on CodeCanyon