Surprise Me!

Vetëvarja në Shkodër, pezullohet nga detyra shefi dhe dy policë të komisariatit të Vau Dejësit

2018-05-29 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Barbullush ku 47 vjeçari Ardian Kallami i dha fund jetës duke u vetëvarur dhe familjarët e tij ngritën akuza për dhunë psikologjike e fizike nga policia, kreu i policise se shtetit ka pezulluar nga detyra shefin e Komisariatit të Vau i Dejesit dhe dy police.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës)".

Ministria e Brendshme thotë se pasi është vënë dijeni mbi ngjarjen Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisi një proces verifikimi dhe hetimi.

Pas verifikimeve paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/u-vetevra-pas-ndalimit-grabitjen-e-shtepise-perballe-familjaret-akuza-policise

Buy Now on CodeCanyon