Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tregu agro ushqimor në Kukës, vendi ku shiten bulmet e produkte të tjera të ndjeshme ndaj temperaturave të larta është plotësisht jashtë standardeve higjeno-sanitare

Kjo është situata në Kukës shiten bulmet apo produkte të tjera të ndjeshme ndaj temperaturave të larta të muajve të verës.

Tregu agro ushqimor për të cilin u harxhuan disa miliona lek nga qeveria dhe Bashkia e Kukësit ka dalë prej vitesh jashtë funksionit, ndaj tregtarët kanë dalë të shesin në rrugë e trotuare.

Banor: "Nuk ka siguri ushqimore, absolutisht fare."

Ata kanë ndërtuar tezga provizore ku vetëm për kushte higjeno sanitare nuk mund të flitet.

Tregtarët nën zë thonë se janë të detyruar, ndërsa blerësit ndjehen të rrezikuar nga produktet që konsumojnë.

Tregtarët jashtë kamerave thonë se u është premtuar ndërhyrje për të përmirësuar kushtet e tregut, por pritja është e gjatë dhe kushtet vetëm përkeqësohen.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tregu-i-kukesit-jashte-cdo-standardi-higjeno-sanitar