Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Shëndetësisë prezantoi projektin për të krijuar rrjetin e familjeve kujdestare për fëmijët e vegjël. Përmes nismës "Fëmijët të Parët", Ministrja Manastirliu theksoi se pjesë e planit "Fëmijët të Parët" është edhe transformimi i institucioneve në shtëpi familje, të cilat do të zëvendësojnë institucionet klasike të përkujdesit, në mënyrë që të fëmijët të jetojnë në një ambient sa më të ngjashëm me mjedisin familjar.

"Fëmijët të Parët", është operacioni 1-vjeçar i Ministrisë së Shëndetësisë, që parashikon ngritjen e 9 skuadrave të terrenit, në 9 Bashkitë ku janë të vendosura Shtëpitë e Fëmijëve.

Ky projekt konsiston në vlerësimin e nevojave të familjeve biologjike për të ndërmjetësuar për punësim, strehim social, etj, në mënyrë që fëmijët pa kujdes prindëror të kthehen në gjirin e familjes.

Nisma u prezantua nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu: Plani për mirërritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror parashikon ngritjen e 9 skuadrave të terrenit, në 9 Bashkitë ku janë të vendosura Shtëpitë e Fëmijëve, ku trajtohen sot 230 fëmijë. 28 prej tyre janë braktisur që në lindje; mbi 80% e fëmijëve kanë familje me probleme social- ekonomike dhe vetëm 1 fëmijë është jetim biologjik, pra që i ka humbur të dy prindërit. Për këtë arsye nis nga forcimi i familjes biologjike plani ynë për mirërritjen e fëmijëve pa përkrahje prindërore.

Nëntë skuadrat e terrenit, me përbërje punonjës sociale dhe psikologë, që do të vlerësojnë nevojat e familjeve biologjike, për të ndërmjetësuar për punësim, strehim social, kurse formimi profesional, paketa mbështetësë dhe shërbim ditor për fëmijët, në mënyrë që të sigurojmë kushtet për rikthimin e fëmijës sa më shpejt pranë gjirit të familjes. Sepse familja është zgjidhja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/femijet-te-paret-krijohet-rrjeti-i-familjeve-kujdestare-te-vegjelit