Është kallëzuar penalishtë kryetarja e bashkisë së sarandës Floriana Koka e cila akuzohet për shpërdorim detyre dhe falcifikim dokumentash. Report Tv disponon një kopje të kallëzimi që është bërë nga Inspektorati Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Njëkohësisht IKM në kallëzimin penal të datës 29.05.2018 ka kallëzuar edhe Ish kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka por edhe ish-shefin e urbanistikës në Bashkinë e Sarandës Panajot Gunari.<br /><br />E gjithë historia nis me një leje për një objket polifunksional 7 katësh të dhënë në dhjetor të vitit 2010 në Zonën e Hoteleri Turizmit, kanali i Çukës, për firmën ndërtuese, Dinamika SHPK dhe e firmosur nga kryetari i atëhershëm i bashkisë Sarandë Edmon Gjoka. Përshkak të kalimit të afateve është kërkuar rinovimi i lejes së ndërtimit dhe 15 dhjetor të vitit 2017 kjo leje është miratuar.<br /><br />Por edhe në këtë rast IKMT ka hasur në disa shkelje të karakterit teknik. Njëkohësisht ka ndryshuar edhe kompania ndërtuese emeri i të cilës është DAED shpk. Ndërsa leja e shtyrjes së afateve është firmosur nga kryetarja aktuale e bashkisë së Sarandës Floriana Koka. Sipas IKMT kallëzimi është iniciuar nga një ankes e bërë nga familja Xhaxhiu, por edhe nga Shoqëria Agikons e cila ka ndërtuar një komples multifunksional i njohur edhe si Bougainville Bay, siç shikohet edhe nga pamjet, gropa e hapur për ndërtimin e objektit 7 katësh është para objektit të kompanisë Aginkons.