Sot, 31 maj, shënohet Dita Ndërkombëtare kundër Duhanit. Në kuadër të kësaj dite të rëndësishme, Ministria e Shëndetësisë po zhvillon një aktivitet te Liqeni Artificial. Një grup qytetarësh, shoqëruar dhe nga ministrja Ogerta e Manastirliu, po bëjnë një marshim-vrap këtë mëngjes te liqeni, në shenjë sensibilizimi.

Ata kanë veshur të gjithë bluza, përmes të cilave përcjellin nga një mesazh për ata që konsumojnë duhan. Në mesazhin e saj, Manastirliu tha se duhani thyen zemrën dhe është shkak për sëmundjet kardiovaskulare.

Sot jemi këtu për të ndërgjegjësuar të gjithë ata që janë duhanpirës, për t?i kushtuar më shumë kohë shëndetit. Duhani thyen zemrën dhe i referohet sëmundjeve kardiovaskulare. Ne jemi sot këtu për të zgjedhur shëndetin dhe jo duhanin.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë
Marshimit i janë bashkuar dhe artistë apo gazetarë, siç ishte Landi i grupit të njohur ?West Side Family? apo gazetarja Mira Kazhani, të cilët dhanë mesazhet e tyre kundër duhanit

Gjithçka që dua ta bëj e bëj me vepra dhe jo me fjalë. Më shumë se prezenca ime këtu, besoj se fjalët e mia do jenë të tepërta. Të jetojmë shëndetshëm.

Landi i ?West Side Family?
Nuk është e thjeshtë t?i thuash dikujt të lërë duhanin. Sot kemi aq shumë informacion, sa kemi mundësi të kuptojë çfarë është e shëndetshme për ne.

Gazetare Mira Kazhani