Dasma kthehet në mort në Shkodër. Një 32-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të paqarta mbrëmjen e sotme në fshatin Melgushë të Shkodrës. Jozefina Çefaj ka qenë në një dasmë në këtë fshat por nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.<br /><br />Edhe pse është tentuar t'i jepet ndihma e parë nga të afërmit, pasi në vendin e ngjarjes ka mbërritur një autoambulancë, 32-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se Jozefina Çefaj nuk vuante nga ndonjë sëmundje.