Organizimi i aktiviteteve për festën e 1 Qershorit, ka sjellë kaos në Tiranë. Që në orët e para të mëngjesit është bllokuar qarkullimi i makinave në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? dhe rrugët që të lidhin me të. Kjo ka bërë që shoferët të mos jenë në dijeni të lëvizjes së mjeteve, duke ngelur me orë të tëra në trafik.

Automjetet thuajse nuk lëviznin nga vendi, pavarësisht se ora shënonte 10:00 e paradites dhe qytetarët duhet të shkonin në punë. Trafiku është bllokuar për disa orë në rrugët e ish-Bllokut, pranë TVSH-së, Rruga e Elbasanit, të dyja krahët e Unazës, por edhe akse të tjera.

Në trafik kanë ngelur edhe makinat e policisë. Në kryqëzimet kryesore, oficerët e policisë e kishin të pamundur për të normalizuar trafikun. Të gjitha aktivitetet ishin përqendruar në Sheshin ?Nënë Tereza? dhe në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, duke sjellë edhe bllokimin e rrugëve, ndërkohë që në Sheshin ?Skëndërbej? ku nuk ka lëvizje automjetesh dhe mund të përdorej si një vënd perfekt për aktivitete, nuk kishte asnjë të tillë.

Në lidhje me bllokimin e rrugëve, Bashkia e Tiranës njoftoi në orët e mesnatës se si do të bëhej lëvizja e automjeteve. Siç duket nga kjo faksimile njoftimi për bllokimin e rrugëve ka ardhur në orën 23:31 minuta të së enjetes, duke bërë që qytetarët të mos informohen siç duhet.