Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta, ku mjeti tip "Nissan" me targa KO 9732 B, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një arë.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i mjetit Panajot Dajko 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.Dajko 48 vjeçe, pasagjere në mjet.

Dy të plagosurit nga Lavdari, u transportuan në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-makina-me-bashkeshortet-del-nga-rruga-dhe-perfundon-ne-are