Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kruja shënon çdo ditë fluks turistësh të huaj e shqiptarë. Gjurmët e së shkuarës, por dhe traditat e gatimet tradicionale të zonës tërheqin vëmendjen e vizitorëve në qytetin historik. Sipas të dhënave të Bashkisë, vitin e kaluar Krujën e vizituan rreth 305 mijë turistë shqiptarë e të huaj dhe pritshmëritë janë të larta edhe për këtë vit.

Të huajt dhe nxënësit e organizuar nga shkollat mbizotërojnë këto ditë në qytetin e Krujës.

Pas kalasë e Muzeut të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, vëmëndje tërheqin muzetë private apo dyqanet e antikave, ku turistët kërkojnë të dinë më shumë për të shkuarën e shqiptarëve.

I tillë është ky muze rruge, që tregon gjurmë të jetesës së shqiptarëve në diktaturë.

Veç historisë, traditat i tërheqin më së shumti të huajt që vizitojnë Krujën. Brenda murit të Kalasë, shtëpitë e vjetra po shndërrohen në bujtina në shërbim të turizmit që për të huajt janë një eksperiencë e re.

"Jam për herë të parë në Shqipëri. Është e veçantë pasi nuk ka shumë vende ku mund të gjesh një vend për të qëndruar në mes një qëndrimi në në një zonë historike. Njërëzit dhe ushqimi janë të mirë".

"Jam nga Anglia. Jam për herë të parë në Shqipëri, ku kam krijuar përshtypje pozitive".

Gatimet tradicionale janë më të kërkuarat.

Me 305 mijë vizitorë të huaj e shqiptarë, vitin e kaluar Kruja ishte një prej qyteteve historike më të vizituara, ndërsa pritshmëritë janë të larta edhe për këtë vit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/historia-dhe-traditat-e-krujes-terheqin-vemendjen-e-te-huajve