Sezoni turistik zyrtarisht ka nisur, por jo të gjitha plazhet në Vlorë janë gati për të pritur vizitorët. Në plazhin e vjetër të qytetit, kudo ka papastërti dhe ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në det.

Pushuesit kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet vendore dhe ndërgjegjësimin e vetë qytetarëve.

Në këtë zonë mjaft të frekuentuar nga qytetarët vlonjatë, i vetmi investim i bërë deri më tani është punimi i rërës.

Klan Plus