Surprise Me!

Ora News - Përkujtohet Leonard Deda, kompozitori “Nderi i Qarkut Shkodër” pas vdekjes

2018-06-02 5 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me 294 këngë për fëmijë, 151 këngë qytetare dhe rreth 100 instrumentale, Leonard Deda ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta, Qarku i Shkodrës e shpalli "Qytetar Nderi" në një aktivitet që bëri bashkë familjarë dhe njerëz të artit në kryeqendrën e veriut.

Në një mjedis festiv, të gjallë si muzika e tij, Shkodra përkujtoi përmes një aktiviteti homazh, Leonard Dedën, kompozitorin e dhjetra këngëve për për fëmijë, e të rritur që la gjurmë në muzikën shqiptare

Familja Deda në bashkëpunim me Drejtoreshen e teatrit ?Migjeni? Rita Gjeka, na rikthyen pas në kohë, duke na sjellë një pjesë të atij thesari të muzikës së bukur që Ai i la fonotekes së pasur shqiptare.

Këshilli i qarkut Shkoder i akordou titullin ?Nderi i Qarkut? pas vdekjes Leonardit. Kryetarja Greta Bardeli ja dorëzoi dy vajzave dhe bashkëshortes së tij.

Emocionet janë të shumta në këtë ditë, sepse ndonëse vitet kalojnë dhe mungesa fizike ndjehet, Leonardi është i gjallë me veprat e tij në mesin e familjareve, miqve, bashkëpunëtoreve dhe të gjithë atyre që e njohën.

294 këngë të kompozuara për fëmijë, 151 këngë qytetare, rreth 100 pjesë instrumentale, e bëjnë Leonard Dedën një prej artisteve brilant të Shkodres dhe Shqipërisë.

Nga viti 1945 kur krijoi veprën e parë, Bariu e deri në tetorin e 1992 kur bëri këngën e fundit, ai mbeti gjithmonë i njëjtë, i fresket dhe melodioz për veshin e të gjitheve.

Leonard Deda lindi në 9 mars 1927 në Shkoder dhe mbylli sytë në 11 mars 1993.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-nderon-kompozitorin-e-disa-dhjetra-krijimeve-muzikore

Buy Now on CodeCanyon