Brenda pak ditësh Këshilli Bashkiak I Tiranës do të kalojë për miratim disa vendime të rëndësishme dhe një ndër to është ai I aplikimit të taksës së re mbi çdo shtëpi apo ndërtesë që disponojnë qytetarët e kryeqytetit.<br /><br />?Shqiptarja.com? disponon projketvendimin që do të kalojë për miratim në Këshillin Bashkiak. Ky projekvendim është hartuar në bazë të vendimit të para disa muajve të Këshillim të Ministrave për vendosjen e kësaj takse të re mbi çdo ndërtesë.<br /><br />Taksa mbi ndërtesën është vjetore dhe varet madhësia e saj varet shumë nga vlera monetare që ka shtëpia. Pra më shumë do të paguajnë banorët e qendrës së Tiranës dhe më pak ata të periferisë dhe akoma më pa kata të fshatrave që përfshihen në Bashkinë e Tiranës. Pra madhësia e taksës varet shumë nga çmimi referencë që ka çdo zonë e Tiranës, atë që botohet sot e plotë nga ?Shqiptarja.com? sipas projektvendimit të Këshillit Bashkiak.
