160 dhe 164 km/orë, janë disa nga shpejtësitë që lëvizin të rinjtë me makina në autostradën Tiranë-Durrës. Policia Rrugore e cila ishte e vendosur me radarë në këtë aks, u ka pezulluar patentat drejtuesve të makinave

Polici: Oooo me 160 e ke këtë zotëri

Polici: Me targa angleze, kaloje për komision

Polici: Emigrantët vijnë dhe ecin me 160 km/orë këtu, ç'farë ti bëjmë...

Polici: Vazhdo procedurën për komision

Makina e dy të rinjve emigrant të ardhur nga Anglia e ka kaluar shpejtësinë e lejuar me 70 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës. Ndërkohë gjatë të shtunës Policia ka vijuar kontrollet edhe për shoferët e dehur. 7 shoferët të dehur, të cilët kishin konsumuar alkool më shumë se 0.50 mg/litër janë arrestuar mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që 6 drejtuesve të tjerë u është pezulluar leja e drejtimit.