Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Selinë e Shenjtë në Vatikan është kujtuar 25 vjetori i vizitës së Papa Gjon Palit të II në Shqipëri. Për të pranishmit janë shfaqur disa pamje të atit të shenjtë teksa thotë lutjet e tij për Shqipërinë e sapo dalë nga sistemi komunist. Një tjetër ndalesë ka qenë dhe në kishën e zonjës së këshillit të mirë në Shkodër.

I pranishëm në këtë event ishte dhe kreu i Konferencës Episkopale Shqiptare Hirësia e tij George Frendo solli në vëmendje vitet 1970 kur miqtë e tij kroat i rrëfenin me frikë shqipërinë komuniste

Gjatë vizitës në Shqipëri Papa Gjon Pali i 2 u shoqërua nga Drejtori i Redaksisë në gjuhën shqipe të Radio Vatikanit Don Davide Gjugja i cili ndau eskluzivisht për Ora News kujtimet e asaj dite.

Don Davide Gjugja: Jo vetëm që e falenderoi popullin shqiptar dhe komunitetin katolik në veçanti për martirizimin gjatë regjimit komunist, por edhe e puthi tokën shqiptare të larë me gjakun e të pafajshmëve.

E ngarkuara me punë pranë Selisë së Shenjtë znj. Majlinda Dodaj shprehu rëndësinë e kujtimit të kësaj vizite.

Dodaj: Kemi pikënisjen e asaj lirie, e cila u dhunua, liria fetare.

Deri më sot Shqipërinë e kanë vizituar 2 Papë; Papa Gjon Pali i 2 më 1993 e Papa Francesku më vitin 2014.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-vatikan-perkujtohet-ardhja-e-papa-gjon-palit-ii-ne-shqiperi