Karnavalet e Koçës çelën zyrtarisht sezonin turistik në qytetin juglindor.

Mbrëmjen e së shtunës sheshi përpara katedrales ishte i mbushur me qytetarë të cilët ndoqën parakalimin e grupeve të ndryshme të personazheve të karnavaleve.

E rikthyer tashmë në traditë, prej 11 vitesh qyteti i serenatave feston karnavalet me trupa valltarësh, kllounësh, kërcimtarë, si dhe mjaft turistë vendas dhe të huaj.

Sotiraq Filo, Krybashkiaku i Korçës: Është një fakt, një festival ndërkombëtar i karnavale, pasi ka grupe nga brenda dhe jashtë vendit. Nga Bullgaria, Maqedonia, si dhe deri nga Brazili

Karnavalet e Korçës datojnë që prej viteve '40. Megjithëse një festë pagane, prej disa vitesh ato janë zgjedhur për të çelur sezonit turistik në Korçë.