Surprise Me!

Spilleja popullohet nga pushues vendas dhe te huaj

2018-06-03 1 Dailymotion

Ky fillim Qershori e ka gjetur bregdetin e Spillesë të populluar nga pushues nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Pastërtia dhe qetësia është ajo që turistët vlerësojnë më shumë në këtë bregdet.<br /><br />Të shumtë janë edhe turistët polakë, të cilët kanë mbyllur prenotimet e tyre që më 1 Qershor. Punëtorë të kontraktuar nga bizneset mundohen të mbajnë pastër rërën e plazhit për pushuesit e shumtë.<br /><br />Në plazhet publike, Bashkia ka vendosur tabela informuese me numrat e policisë, zjarrfikëses dhe urgjencës. Ndryshe nga një vit më parë ku mungonin kullat vrojtuese, këtë herë në këtë bregdet gjenden 8 të tilla të cilat do u vijnë në ndihmë pushuesve në rast rreziku.

Buy Now on CodeCanyon