Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një raport i fundit i Misionit të Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS, mbi projektin ?Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri?, konstaton vonesa në zbatimin e reformës në drejtësi.

Raporti që përfshin periudhën nga vera e kaluar deri në shkurtin e këtij viti, thekson se gjatë reformës, periudha kalimtare nga institucionet e vjetra tek ngritja e institucioneve të reja është zgjatur dukshëm përtej afateve kohore të caktuara me ndryshimet në Kushtetutë.

"Për shkak të vonesave, KLGJ, dhe KLD ende nuk janë reformuar. Themelimi i institucioneve të reja drejtuese të drejtësisë varet nga rivlerësimet e kandidatëve të gjykatësve dhe prokurorëve? - thuhet në raport.

EURALIUS theksoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, u përfshirë në veprime të paligjshme dhe as nuk mori masa disiplinore ndaj tyre, edhe pse e ka detyrim ligjor.

Sipas raportit, KLD lejoi një vonesë të madhe për masat disiplinore të kërkuara nga Ministria e Drejtësisë ndaj disa gjyqtarëve, duke djegur afatet e vendim-marrjes.

Për shkak të vonesave në zbatimin e reformës së drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është themeluar. Institucioneve që rekrutojnë apo zgjedhin anëtarët e rinj të drejtësisë iu kërkohet që të sigurojnë krijimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Euralius, ?Shkolla e Magjistraturës duhet të vazhdojë të jetë institucioni qendror për të përgatitur me cilësinë më të lartë profesionale gjyqtarët dhe prokurorët?.

Parlamentit i kërkohet të përfundojë punën me ligjet e reformës në drejtësi ndërsa KLD dhe KLP duhet të krijojnë standardet dhe praktika të për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim që të sigurohet një sistem i besueshëm dhe transparent i meritës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zbatimi-i-reformes-euralius-tejkalohen-afatet-e-vendosura-ne-kushtetute