Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci flet për humbjen në ndeshjen miqësore me Ukrainën dhe Kosovën.

Në intervistë të publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së Pabuçi thotë se zjarri i skuadrës ishte totalisht i fikur dhe se u kishte mbaruar benzina

Christian Panucci: Zjarri ishte totalisht i fikur. Nuk është ndonjë gjë kaq e madhe, aq katastrofike, sa duan ta bëjnë.

Kemi bërë dy ndeshje shumë negative, sepse skuadrës i kishte mbaruar benzina. Kishim shumë vështirësi, sepse ne nuk jemi Brazili e Franca. Jemi pa Bashën, Xhakën, Memushajn, Grezdën e Sadikun, Mavraj ka 5 muaj që nuk luan.

Ukraina kishte futbollistë të cilësisë së ndryshme nga tanët, në këtë moment nëse nuk rekuperojmë të gjithë lojtarët e rëndësishëm do të lodhemi.

Por jam absolutisht i bindur që kur të gjejmë futbollistët e rëndësishëm, ata që kanë fituar në Turqi, ata që bënë ndeshjen me Italinë, do të jemi konkurues
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/panucci-flet-dy-humbjet-skuadres-i-kishte-mbaruar-benzina