Surprise Me!

Ora News - Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Rita Orës

2018-06-04 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Para se të ngjitej në skenën e sheshit ?Skëndërbej? këngëtarja Rita Ora, e shoqëruar nga i ati dhe e motra, u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e falenderoi atë për imazhin që përcjell në botë si përfaqësuese e shqiptarëve dhe frymëzuese e brezit të ri, dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi asaj Çelësin e Qytetit.

?Duke i dhënë dikujt çelësin, i jep të vetmen gjë që ti ke. Ne nuk jemi të pasur, por përpiqemi të japim gjithçka që kemi si shenjë respekti dhe shenjë e derës së hapur, prandaj, duke të dhuruar Çelësin e Tiranës do të thotë se të vlerësojmë shumë?, u shpreh Veliaj.

Rita Ora e falenderoi kryetarin e bashkisë për mikpritjen dhe vlerësoi ndryshimin që po pëson Tirana. ?Mendoj se Tirana është në rrugën e saj drejt një suksesi të pabesueshëm. Me fuqinë dhe mundësitë që unë kam, do t?ia bëj të ditur këtë pjesës tjetër të botës. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, ka energjinë më të mirë të çdo qyteti në tokë. Nga hera e fundit që isha këtu, pa dyshim që energjia ka ndryshuar, ndjehesh gjallë, miqësore, e pëlqyer dhe shumë pozitive. Ndjehem shumë mirë që jam pjesë e kësaj?, tha ajo.

Kryebashkiaku Veliaj i bëri edhe një surprizë krejt të veçantë këngëtares Rita Ora, duke i dhuruar një çifteli, të cilën e mbante në zyrën e tij, instrumenti muzikor që identifikon trashëgiminë e kulturës tradicionale shqiptare.

Për 3 ditë sheshi ?Skëndërbej? u kthye në qendrën më të madhe artistike shqiptare, ku në dy koncerte madhështore, këngëtarë vendas dhe ata me origjinë shqiptare më famë botërore, dhuruan për shqiptarët çaste të paharrueshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-i-jep-celesin-e-qytetit-rita-ores

Buy Now on CodeCanyon