Surprise Me!

Rriten kostot e ndërtimit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-04 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e taksave në sektorin e ndërtimit duket se po shoqërohet edhe me rritjen e kostove. Instituti i Statistikave vëren se në tremujorin e parë të këtij viti kostot në ndërtim krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë rritur me 0.5%.
Ajo cfare ka vërejtur INSAT është se shpenzimet për transport, për paga dhe shpenzimet për materiale kanë pësuar rritje. Ndërsa grupi që rezulton me rënie është ai i makinerive.Çdo rritje e kostove në finale do të përkthehet në rritje çmimi për qytetarët, por rëndesa më e madhe mbetet ajo e taksave që aplikon qeveria.
Taksa më e fundit është ajo që ndërtuesit 3 % të objektit duhet t;ia kalojnë në pronësi bashkive, me qëllim uljen e numrit të familjeve të pastreha.Kjo është një barrë, e cila do të bllokojë tërësisht tregun për shkak se çmimet do të behën të papërballueshme për qytetarët.Ndërtuesit e kanë denoncuar  këtë fakt, por ligji ka hyrë në fuqi ndaj dhe situata sipas tyre mbetet shqetësuese.

Buy Now on CodeCanyon