Rikthehen debatet për tarifën në "Rrugën e Kombit". Në një kohë kur nga koncesionari ka përfundur riparimi sporteleve nga ku do të paguhet taksa, në të njëjtën kohë pritet që qeveria të bëjë publik së shpejti tarifat e reja në lidhje me banorët lokal. <br /><br />Gjatë ditëve të fundit është raportuar se taksa për banorët lokal pritet të jetë 1.000 lekë gjë e cila nuk është konfirmuar apo mohuar nga qeveria. Pas protestës dhe djegies së sporteve qeveria është future në bisedime me koncesionarin për gjetjen e një zgjidhje të volitshme për banorët lokal përdorues të shpeshtë të kësaj rruge. <br /><br />Ndërkohë propozimi që po qarkullon për tarifën 100 lekë të reja për banorët lokal ka hasur në kundërshtitë e para. Dega lokale e PD në Kukës sëbashku me Shqoqatën? Biznesi për Biznesin? kanë dalë në një deklaratë të përbashkët ku shprehen se ?lajmi për rivendosjen e taksës është një shashkë dhe provokim i qeverisë.