Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tresteniku në Devoll, është një prej fshatrave kufitare me Greqinë po përdoren si portë hyrëse e klandestinëve nga Lindja që përdorin Shqipërinë në rrugën drejt vendeve të Bashkimit Europian. Banorët atje flasin për gjurmë refugjatësh, por theksojnë se ata e shmangin fshatin për shkak të kontrolleve të shtuara të policisë. Të paktën 92 klandestinë mësohet se kanë hyrë në vndin tonë nga qarku i Korçës gjatë periudhës prill-maj, ndaj Policia ka forcuar masat në rrugë, ndërsa Frontex do të vendosë 45 efektivë të saj në kufirin shqiptaro-grek.

Tresteniku, një fshat kufitar me Greqinë në Devoll, është kthyer në një prej portave të hyrjes në Shqipëri të klandestinëve nga Lindja në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Të paktën 92 emigrantë përllogaritet se kanë hyrnë nga qarku i Korçës për periudhën prill-maj, ndërsa 106 e kanë kaluar kufirin tonë nga Greqia në vetëm 10 ditët e fundit.
Afërsia prej vetëm 4 km nga kufiri dhe terreni e ka kthyer këtë zonë në rrugë të klandestinëve krahas Vërnikut në ekstremin tjetër.

Banorët thonë se klandestinët e shmangin zonën e banuar përmes kodrave që e rrethojnë, zona në të cilat policia ushtron kontrolle çdo ditë.

E moshuara: Nuk kemi parë moj tu bëfsha, nuk kemi parë.

Gruaja: Tani ishte policia.

Në fshat, thonë se nuk ka hyrë asnjë herë asnjë klandestin. Dhe në rast se do ta bënin, ata thonë se nuk do t'ua hapnin derën pasi kanë frikë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tresteniku-ne-devoll-nje-nga-portat-e-hyrjes-se-klandestineve-ne-shqiperi