Publiku e priti në këmbë e me duartrokitje të zjarrta këngëtarin shqiptar që ka fituar zemrat e mijëra personave me talentin e tij e që padyshim bën krenarë çdo shqiptar.

Në këtë mbrëmje finale të "Në kurthin e Piter Pan", i ftuari i parë special ishte artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta. I riu me origjinë në Fieri, iu përgjigj pyetjeve sa gazmore, aq edhe interesante të fëmijëve, të cilët ishin kureshtar si për ushqimet që konsumonte, e deri se sa të dashura kishte...

Çfarë ka Italia që nuk e ka Shqipëria?

Italia më shumë se Shqipëria ka vetëm makaronat. Ndërsa Shqipëria për mua ka një copë të zemrës, kam familjen.

Çfarë duhet të plotësojë një vajzë që të jetë gruaja jote?

Duhet të jetë shumë e ndershme dhe shumë autoironike. Bukuria nuk më intereson shumë, sepse ikën me shumë shpejtësi. Ajo që ngelet është bukuria e brendshme.

Sa të dashura ke ti, se kam dëgjuar se je njëçik mistrec?

Vetëm 1. Edhe një është e vështirë, imagjinoni dy.

A e ke lënë groshën e Fierit? ...apo tani ha vetëm pasta, pica, makarona kështu gjërash ti?

Mua më pëlqejnë shumë fasulet. Por më pëlqejnë vetëm si i bën gjyshja ime ama, për të tjerat pastaj, të tjerat nuk më pëlqejnë./tvklan.al