Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nuk ka ende asnjë të ndaluar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen "Pavarësia" të Vlorës.

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje 20 pesona, dëshmitarë, apo persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit ndaj Vasil Dervishajt,29 vjeçarit i cili ka marrë 8 plumba, njëri prej tyre, dhe ai vdekjeprurësi, ka qenë në kokë.

Në atë zonë, një rrugicë mes pallateve nuk kanë funksionuar as kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmonin sadopak në gjurmët e autorëve.

Policia zyrtarisht nuk ka dhënë asnjë pistë hetimi lidhur me vrasjen dhe është treguar e rezervuar në dhënien e detajeve. Por, një nga pistat e hetimit është dhe trafiku i drogës, për të cilën biznesmeni ishte arrestuar disa vite më parë, por duket se kjo çështje kishte mbetur në kuadër të procedimit policor pasi 29 vjeçari nuk rezulton i dënuar nga gjykata.

Një version jo zyrtar

Viktima mendohet se ka shkuar të qëllojë me armë një person tjetër. Ky i fundit mendohet se ka qene vete i dytë. Në momentin që ka pikasur Dervishaj që mbante një shot gun në dorë e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur.

Më pas mendohet se janë larguar me një automjet tip benz me portbagazh ngjyrë e zezë. Të paktën ky është versioni i dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/atentati-ne-vlore-20-persona-merren-ne-pyetje-vrasjen-e-vasil-dervishajt