Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili u kap në momentin kur tentoi të grabiste me armë një banesë.

Në kuadër të operacionit të koduar ?Long Wait? u arrestua Sokol Dedaj banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

"Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të shtetases T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.

Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krëhër me fishekë", sqaron policia.

Blutë e Shkodrës thonë se arrestimi i 33-vjeçarit u bë pas një pune disa mujore të aplikuar me metoda speciale të hetimit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të ?Vjedhje me armë? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-33-vjecari-i-aramtosur-kapet-mat-nga-policia-do-grabiste-nje-banese