Surprise Me!

Report TV - Vritet biznesmeni i kafesë në Vlorë, dyshohet për pazare droge

2018-06-05 0 Dailymotion

Atentat me armë zjarri në Vlorë. Një person ka mbetur i vdekur, pasi i është bërë pritë mbrëmjen e sotme në lagjen ?Pavarësia? rreth orës 23:00. Viktima është Vasil Dervishaj. 29-vjeçarit, sipas policisë i është bërë atentat tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ''Pavarësia'' në një bllok pallatesh në errësirë ku nuk ka as kamera sigurie. Ngjarja ka ndodhur poshtë banesës së viktimës.<br /><br />Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe panë të shtrirë trupin e 29-vjeçarit në tokë.<br /><br />Report Tv ka sjellë ekskluzivisht pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi ngjarja në lagjen ?Pavarësia? në qytetin bregdetar. Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe ?Kafe Gimoka?-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge. Pistat e para të hetimit janë ato për prishje të pazareve të drogës ose hakmarrje.

Buy Now on CodeCanyon