Surprise Me!

Instalohet akselaratori linear i dyte, Rama inspektim ne QSUT

2018-06-05 4 Dailymotion

Ankesat për mungesën e aparaturave dhe medikamenteve për trajtimin e të sëmureve me tumore e kanë shtuar vëmendjen e qeverisë për këtë kategori të sëmurësh. Për t'i shërbyer përmirësimit të kujdesit shëndetësor për këta të sëmurë, duket se do të shërbejë dhe instalimi i akseleratorit të dytë linear në QSUT i cili është shoqëruar dhe me një ceremoni ku prezent ishte dhe Kryeministri Rama.<br /><br />Në kushtet kur në QSUT kishte vetëm një aparaturë të tillë, çdo ditë trajtoheshin 45 të sëmurë me tumor, aktualisht me vendosjen e akseleratorit të dytë numri pacientëve do të dyfishohet.<br /><br />Një tjetër hap që ju vjen në ndihmë të sëmurëve me tumore ishte dhe vendosja në skemën e ilaçeve të rimbursuara të herceptinës, medikamentin e domosdoshëm për trajtimin e tumoreve të gjirit i cili përveç se kushton, në shumë raste edhe mungonte në QSUT.

Buy Now on CodeCanyon