Surprise Me!

Ora News - Rama: Synojmë 5 milionë turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve

2018-06-05 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në çeljen e sezonit turistik në zonën e Orikumit, Kryeministri Rama u shpreh se këtë vit Shqipëria do të presë rreth 6 mln turistë. Ndërsa objektivi i qeverisë në 5 vitet e ardhshme është që të arrije shifrën 10 mln turistë në vit dhe për këtë do të duhen më shumë investime.

Rama: Vjet arritëm të kapërcejmë shifrën e 5 milionë turistëve të huaj dhe sivjet, në rastin më minimal do të kemi 15% më shumë sesa vjet, nuk ka diskutim që objektivi për të arritur 10 milionë turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve të ardhshme është plotësisht i mundur.

Si deputet i zonës, Rama foli për projekte konkrete në infrastrukturë, ndërsa lajmëroi se Aeroporti i Vlorës do të hapet para vitit 2020.

Rama: Së shpejti nis faza tjetër e Lungomares. Pastaj rruga Orikum-LLogara, bashkë me projektin e tunelit të Llogarasë që është një domosdoshmëri strategjike për të përshpejtuar lidhjen me pjesën tjetër, ku po ndodhin po ashtu transformime të rëndësishme. Ne ta kemi të hapur aeroportin deri në pak përpara përfundimit të vitit 2020.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi një kontroll të rreptë për mjetet ujore deri edhe në sekuestrimin e tyre në rast të shkeljeve të rregullave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-synojme-milione-turiste-ne-shqiperi-ne-harkun-e-5-viteve

Buy Now on CodeCanyon