Rreth 6 mijë fermerë kanë aplikuar pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për të përfituar nga Skemat Kombëtare Mbështetëse e buxhetit të shtetit. Kjo ka ardhur falë bashkëpunimit të AZHBR me 200 studentë të Universitetit Bujqësor Tiranë, që u përfshinë në fushatën e promovimit për subvencionet.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në një fermë në dalje të Tiranës, Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR, Frida Krifca nënvizoi planin ambicioz të qeverisë për rritje të kapaciteteve dhe përfshirjen e të rinjve studentë në përgatitjen e kapaciteteve përthithëse për fondet në dispozicion të fermerëve shqiptarë.

?Fondi i bashkëfinancuar nga Qeveria Shqiptare dhe BE është 93 milionë Euro dhe ka si objektiv përthithjen në maksimum nga fermerët shqiptarë", deklaroi Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR.

Ndërsa ofroi mbështetje për studentët e agroturizmit, Krifca tha se do të ketë të tjera fushata promovimi për fermerët.

Sipas Krifcës vetëm në 5 muajt e parë të vitit 2018, pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural kanë aplikuar 30 % më shumë fermerë se në vitin 2017, për të përfituar nga skemat mbështetëse.

Tv Klan