Surprise Me!

Sa para jep per bamiresi njeriu me i pasur ne Shqiperi

2018-06-05 8 Dailymotion

Biznesmeni Samir Mane, i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në ?Opinion?, në TV Klan, tha se kompaninë që i drejton japin rreth 500 000 dollarë në vit për bamirësi.
?Vitet e fundit jemi solidarizuar akoma më shumë. Nuk ka qenë kjo që në fillimet e biznesit, edhe mundësitë financiare janë më të mëdha që të mund të kontribuojmë. Ne vetë e kemi zgjidhur kështu, brenda ?Balfin Grup? kemi një ?Balfin Faundation? që ka përcaktuar një fond prej 500 000 dollarësh për këtë vit, vetëm për bamirësi?, tha Mane, i cili prej shumë vitesh kryeson renditjen e njerëzve më të pasur në Shqipëri.
?Natyrisht që kjo është një gjë modeste, me 500 000 dollarë ne nuk do të zgjidhim shumë halle, por me aq sa kemi mundësi përpiqemi?, tha ai.
Por drejtuesi i ?Fundjavë Ndryshe?, Arbër Hajdari, tha se falë kontributit të donatorëve faktikisht po zgjidhen shumë halle. ?Kemi ndërtuar 75 shtëpi në 2.5 vite?, tha ai.
Mane kishte edhe një thirrje për biznesmenët e tjerë.
?Natyrisht që këto shuma nuk janë të mjaftueshme. Unë besoj dhe mendoj që kolegët e mi kudo ku janë, dua tu bëj edhe atyre thirrje publike që me aq sa kanë mundësi të përfshihen në këto iniciativa?.
Ndryshe nga herët e tjera kur jemi mësuar që Kryeministrin Edi Rama ta shikojmë në panele përballë gazetarëve, mbrëmjen e sotme ai ishte pjesë e panelit të emisionit ?Të ndihmojmë fëmijët në nevojë? sëbashku me 7 panelistë të tjerë./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon