Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të japë të hënën 11 qershor ora 13:00 vendimin për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Në seancën e sotme u dëgjuan konkluzionet përfundimtare të palëve në proces.

Komisioneri Publik kërkon rrëzimin e vendimit të KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa: Adriatik Llalla si magjistrat nuk ka ndjekur procedurën ligjore të dorëheqjes.

Ndërkohë avokati mbrojtës Sokol Hazizaj kundërshton dhe kërkon lënien në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ai thotë se Llalla ka ndjekur rrugën e duhur ligjiore dhe ka njoftuar për dorëheqje Presidentin e Republikës me anë të një shkrese që ishte nisur në rrugë postare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vijon-seanca-adriatik-llallen