Surprise Me!

Opozita synon projekt pilot për votim e numërim elektronik - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-06 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita synon qe ne zgjedhjet lokale identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik te aplikohen nëpërmjet nje projekti pilot; ne mënyre qe pastaj ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare teknologjia te shtrihet ne te gjithë procesin zgjedhor.

Kjo është bere e ditur nga bashkëkryetari demokrat i komisionit te reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi, gjate nje tryeze me ekspertet me te mire ne fushën e votimit elektronik.

Ne emër te Komisionit te Venecias, eksperti Tarvi Martens listoi rreziqet dhe përfitimet qe sjell futja e teknologjisë ne zgjedhje.

?Teknologjitë e Reja të Votimit nuk ndihmojnë drejtpërsëdrejti në lidhje me blerjen e votës, pasi pjesa më e madhe e saj ndodh në procesin jashtë zgjedhor. Teknologjitë e Reja të Votimit ndihmojnë më shumë me mashtrimin zgjedhor, pasi ato automatizojnë procese të caktuara dhe eliminojnë faktorin njerëzor.?

Eksperti i OSBE/ODIHR Steven Martin theksoi se i takon Shqipërisë te vendose per mënyrën se si do t?i organizoje zgjedhjet dhe ODIHR nuk është as pro dhe as kundër përdorimit te teknologjisë.

?Rekomandohet që zbatimi pilot për votimin dhe numërimin elektronik të fillojë mjaft përpara zgjedhjeve të radhës.?

Partia Demokratike kërkon futjen e teknologjive në votim, pasi sipas saj, ne ketë mënyre garantohet identifikim i sigurte i votuesve, verifikim dhe parandalim i votimit të shumëfishtë, shmanget kontrolli i votës në mënyrë politike, korruptive apo kriminale dhe përshpejtohet ne tërësi gjithë procesi deri ne nxjerrjen e rezultatit.

PD nuk është e para force politike qe kërkon garanci per standardet e zgjedhjeve tek përdorimi i teknologjisë. Ne vitin 2012 ishin socialistet ata qe këmbëngulën per identifikimin elektronik te zgjedhësve dhe numërimin elektronik, por procesi dështoi qe ne fazën e testimit e nuk u përdor ne zgjedhje.

Buy Now on CodeCanyon